E premte, 16 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Protesta e opozitës, arrestohen 4 persona, policia çon në SPAK Klevis Balliun! Procedohet edhe një i mitur

 Nga protesta e 28 shkurtit e Partisë Demokratike katër tubues përfunduan në qeli. Në pranga ranë: Leonardo Marku, Robespier Dervishaj, Doris Rista dhe Sergei Rapo.

Ata akuzohen për pesë vepra penale: “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.

Reklamë

Ndryshe nga herët e tjera, për herë të parë, blutë e kryeqytetit referuan në SPAK deputetin demokrat, Klevis Balliu për Organizim dhe pjesëmarrje në manifestime të paligjshme.

Policia e Tiranës njoftoi se, protestuesit kundërshtuan uniformat blu, duke hedhur lëndë piroteknike drejt tyre dhe nga ana tjetër duke sulmuar Vilën e Enver Hoxhës në kryeqytet vunë në rrezik shtatë shtetas të huaj që ndodheshin brenda ambienteve. Rreth orës 21:30, drejt mbylljes, militantët hodhën fishekzjarrë dhe molotovë në vilën e ish diktatorit në ish- Bllok duke shkaktuar alarm te vizitorët e huaj.

Reklamë

Ndërkaq, kreu demokrat Sali Berisha sqaroi se sulmi i Vilës 31 ishte akt simbolik.

Ndryshe nga protestat e tjera kombëtare, ajo e së shtunës ishte pa fjalime politike, pa podiume, e pakontrolluar, në marshim. Ajo zgjati më shumë se tre orë, ndërsa rrugët kryesore të kryeqytetit u pushtuan nga protestues demokratë që kërkuan largimin e kryeministrit, Edi Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë