Subscribe

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj 33 protestuesve të opozitës.

 

Policia ka bërë me dije se deri me tani 14 persona janë arrestuar ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 11 të tjere.

 

Po ashtu policia thote se ka shpallur në kërkim 7 shtetas si dhe që ka nisur procedim penal edhe për sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhin, I cili ishte dhe organizatori protestës.

 

Sipas policisë, procedimi penal ndaj shtetasve te mesiperm u be pas analizes se pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor gjatë momenteve të protestës.

 

Gjithashtu bëhet me dije se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 130 kapsolla te ndaluara si të rrezikshme për jetën.

 

Ndërsa personat e arrestuar janë shtetasit:  K. R., 19 vjeç; G. B., 41 vjeç; E. B., 33 vjeç; A. S., 33 vjeç; P. D., 35 vjeç; F. Rr., 40 vjeç; E. B., 31 vjeç; D. B., 22 vjeç; E. B., 37 vjeç; J. S., 21 vjeç; Q. Gj., 24 vjeç; K. K., 19 vjeç; A. B., 33 vjeç; F. Z., 20 vjeç.

 

Shtetasit e mësipërm akuzohen për konsumimin e elementëve të veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë”, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Mbatja dhe përdorimi i lëndëve plasëse”.

 

Policia ka sqaruar gjitahstu se po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *