E enjte, 17 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protesta e opozitës/ Ambasada e SHBA: Qëndroni larg dhe bëni kujdes

Ilustrim · Vizion Plus

Protesta e opozitës së bashkuar ka sjellë edhe reagimin e Ambasadës amerikane në Tiranë, e cila ka bërë thirrje që të shmangen pikat ku do të grumbullohen protestuesit.

 

Në thirrjen e ambasadës theksohet se grupi i protestuesve demonstron kundër qeverisë, ndërsa thekson se në protestat e fundit, Policia e Shtetit ka përdorur gaz lot sjellës dhe situata mund të precipitojë pasi nuk është përcaktuar as afati se sa do të zgjasë tubim i thirrur nga opozita e bashkuar.

 

“Demonstrata pritet të ndodhë kur Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet në seancë. Grupi demonstron kundër qeverisë. Kohëzgjatja e demonstratave është e panjohur. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gazlotsjellës gjatë protestave të fundit. Shmangni pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme”.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh