Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
13 March 2026
Vizion fokus

Karaj: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në, jo se...

A do të ketë bashkim të opozitës? Muçollari: PD-ja...

Tryeza opozitare, Hasimja: Takimi i dytë do të jetë...

Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në Ngushticën e...

Zjarri përfshiu katin e parë të banesës, ndërron jetë...

Mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun, gazetarja: Ishte...

A do të ketë kosto për PS votimi i...

Balluku ruan imunitetin, gazetarja: Reagimet e ndërkombëtarëve të qarta!

Votimi i Kuvendit për Ballukun, Petraj: SPAK gaboi, duhet...

Çështja “Balluku”, avokati: PS e kaloi vijën e kuqe,...

Protesta e opozitës, Alibeaj: Hipokrizi e Berishës, i shërben Edi Ramës

10 Shkurt 21:42

Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, e ka cilësuar hipokrizi masive të Sali Berishës protestën kundër Edi Ramës.

I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Alibeaj tha se nuk mund të ketë protestë reale për sa kohë Berisha punon dhe i shërben Ramës për interesat e tij.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Sot që shihni protestën e opozitës, çfarë kuptoni?

Alibeaj: Për të gjykuar një akt politik duhen dy gjëra: duhet të dish cili është objektivi.

Borakaj: Të rrëzojmë Ramën.

Alibeaj: Këtë e thoni ju?

Borakaj: E thotë Rama.

Alibeaj: Për të gjykuar nëse ka një mesazh politik, fillimisht duhet të caktohet objektivi dhe pastaj të vendoset proporcioni. Mund të jetë edhe një person në protestë, por nëse caktohet objektivi, ai mund të krijojë empati. Nëse objektivi ka qenë rrëzimi i Ramës, e 33-ta herë e protestës së Berishës është hipokrizi masive. Për të rrëzuar Ramën me mjete të fundit në demokraci do të thotë që ti i ke ezauruar të gjitha mjetet e tjera politike. Jo vetëm kaq, por edhe distanca me kundërshtarin tënd është e tillë që s’të lidh asgjë me të. Protesta sot, më 10 shkurt, vjen një javë pasi Berisha dhe deputetët e tij votuan nominalisht Ramën për të qenë përfaqësues i Shqipërisë në Bordin e Paqes. Ky personazh politik, me kundërshtarin e tij, gjen gjuhën e përbashkët. Ajo që ka lënë gjurmë më të mëdha dhe ka kryer shumë dëme është marrëveshja e 2008-ës. Mbase në atë kohë nuk e kishte parashikuar.

Borakaj: Ose i ka leverdisur.

Alibeaj: Në atë kohë ndoshta, por në 4 vitet e fundit bashkëpunon me Ramën në amnistinë penale për të mos nxjerrë protestuesit siç janë kapur sot. Mbani mend, dy vjet më parë bashkëpunoi për Reformën Zgjedhore, ku i dha Ramës sot 9 mandate të pamerituara. Dhe del Rama dhe thotë se do të ndryshojë reformën në drejtësi me kontributin e Berishës, për të mbajtur haurin e vet dhe për të goditur çdo lëvizje të re. Së fundmi, ka pasur pazare jo të qarta ndaj drejtësisë. Ndaj kush ka ndershmëri intelektuale për të vlerësuar në mënyrë sistematike dhe historike kupton fare mirë për çfarë e përdor dhe tund flamurin shqiptar.

Borakaj: Por nuk është hera e parë.

Alibeaj: Jo, kësaj radhe jo, por në 8 janar te selia e PD-së ishte edhe më e rëndë. Kjo tregon konsistencën e këtij personazhi. Jo vetëm që nuk thonë asgjë për publikun, por imagjino sot Ramën që i tregon Antonio Costas: “Shihni çfarë opozite ka ky vend, dhe ju doni të më godisni mua.” Berisha ka një vlerë: militantët e tij i bashkon.

Borakaj: Por edhe Rama erdhi në pushtet pas protestës së 2012.

Alibeaj: Mbani mend sa vota mori PS në 2013?

Borakaj: 1 milionë.

Alibeaj: Jo, ka marrë 65 mandate.

Borakaj: Si erdhi pra?

Alibeaj: Ka marrë 66 mandate, dhe ai kishte shumë rebelë në PS. Mënyra për të vendosur diktaturën ishte: bëj rrëmujë, bëj forcë, vendos çadrën, bëj 21 janarin – dhe mori një mandat më pak. Ishte tjetër historia dhe pazari me LSI-në.

Borakaj: Bashkë me LSI-në, ju me LSI-në nuk i bëtë dot.

Alibeaj: Pa LSI-në, për 30 mijë vota, ajo që quhej opozitë do të ishte në qeveri. Përveç faktit që PD-ja gaboi, duke përdorur deputetët për të ndryshuar kushtetutën.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Alibeaj Berisha Protesta Quo Vadis rama Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Karaj: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në, jo se duan Ramën, por nuk duan Berishën

më shumë...

A do të ketë bashkim të opozitës? Muçollari: PD-ja po koordinon me partitë e vogla

më shumë...

Tryeza opozitare, Hasimja: Takimi i dytë do të jetë me ekspertë zgjedhorë

më shumë...

Mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun, gazetarja: Ishte e pritshme! Hasimja: Duket si inat dhe hakmarrje

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:58

Karaj: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në,...

10:54

A do të ketë bashkim të opozitës?...

10:44

Tryeza opozitare, Hasimja: Takimi i dytë do...

10:28

Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në...

10:26

Zjarri përfshiu katin e parë të banesës,...

10:03

Mungesa e Spiropalit në votimin për Ballukun,...

9:50

A do të ketë kosto për PS...

9:46

Balluku ruan imunitetin, gazetarja: Reagimet e ndërkombëtarëve...

9:45

Votimi i Kuvendit për Ballukun, Petraj: SPAK...

9:40

Çështja “Balluku”, avokati: PS e kaloi vijën...

9:35

Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK për Ballukun,...

9:22

Kuvendi i tha “JO” SPAK për imunitetin...

8:52

Lufta në Lindjen e Mesme, Çuko: Nuk...

7:32

Lufta në Lindjen e Mesme, shkon në...

7:27

Universi po iu dërgon sinjale! Ja tre...

6:43

Teherani: Ne nuk e minuam Ngushticën e...

6:39

Të shtëna me armë në Universitetin e...

6:24

Rama: 2030-ta do të jetë viti që...

6:21

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, Rama dhe...

5:55

3 shenjat e zodiakut që kanë një...

Më të klikuarat

  • Rama reagon pas deklaratave të ambasadës gjermane dhe britan...
  • “Koha për të rregulluar financat!”, horoskopi sipas Meri Gji...
  • “Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëro...
  • PS rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut...
  • Edhe në pranverë, Mashkullora mbulohet nga dëbora, trashësia...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.