E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Protesta e kamionistëve kundër vaksinës me detyrim shtrihet edhe në Toronto

Qindra kamionistë  të tjerë i janë bashkuar protestës në otava për të nëntën ditë rradhazi për të kundërshtuar vaksinën me detyrim dhe kufizimet anticovid, ndërsa tubuesit kërkojnë edhe largimin e kryeministrit Trudeau.

 

Protestës i janë bashkuar edhe mijëra njerëz duke bllokuar plotësisht  rrugët kryesore rreth Parlamentit. Me  thirrjet: “liri” dhe  “ fund pandemisë”  demonstrusit kërkuan heqjen e menjehershme të masave kufizuese.

 

Reklamë

Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë ndërsa kanë ngritur barrikada betoni dhe pajisje të rënda në disa rrugë për të parandaluar rritjen e numrit e të protestuesve. Shefi i policisë së Otavës sugjeroi përdorimin e ushtrisë si një opsion për shpërndarjen e protestës, por kryeministri e hodhi poshtë këtë kerkesen.

 

Edhe zyrtarët në Toronto, qytetit më i madh i Kanadasë u përgatitën për demonstrata të ngjashme. Disa ditë më parë kryeministri njoftoi se ishte infekuar me covid dhe për këtë arsye nuk e ka patur mundësinë të vepronte në terren, ndërsa theksoi se nuk i friksohet protestuesve.

 

Tubimet nisën javën e kaluar për shkak  se shoferët kundërshtuan mandatin e qeverisë federale, e cila kërkonte vaksinimin me detyrim për të kaluar kufirin. Por marshimi i kamionistëve tani po konsiderohet gjithnjë e më shumë si karvani i lirisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë