Subscribe

Protestat e përshkallëzuara të banorëve të fshatit Mengël të Elbasanit për hapjen e shkollës ka detyruar bashkinë të nisë rikonstruksionin e menjëhershëm të saj.

 

Pas 13 ditësh refuzimi te nxënësve dhe prindërve, autoritetet premtuam se shkolla e mbyllur prej një viti, do të rivihet në funksionim në një periudhë të shpejtë.

 

Derisa punimet të përfundojnë, nxënësit do të shkojnë në shkollën e caktuar në qytetin e Elbasanit.

 

Në total bashkia ka akorduar 600 mije lekë për punimet që pritet të mbyllen brenda afatit.

 

Një ditë më parë, bllokimi për disa orë i rrugës kombëtare nga prindërit dhe nxënësit u shoqëruar edhe me përplasje me policinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *