Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha do të pyetet këtë të enjte në Prokurorinë e Tiranës për protestën e 8 janarit në selinë e Partisë e Demokratike, ku u shënuan incidente të dhunshme. Ai është ftuar që të paraqitet pranë organit të akuzës në orës 11:00.

 

Sot, gjithashtu do të pyetet edhe deputeti Flamur Noka, i cili do të japë sqarime për mënyrën e organizimit të protestës dhe nëse kishte dijeni për skenarët e dhunës që ndodhën.

 

Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi do të paraqiten nesër në Prokurorinë e Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *