Në përplasje të pashembullta me protestuesit kundër masave kufizuese në Australi, autoritetet arrestuan qindra aktivistë në Melburn dhe Sidnej, ndërsa disa persona, mes tyre edhe oficerë, mbetën të plagosur.

Policia sulmoi turmën ku gjendeshin më shumë se 4 mijë persona, me spraj lotsjellës, piper dhe mjete të tjera. Në Nju South Wales më shumë se 50 persona u arrestuan për shkelje të urdhrave të shëndetit publik dhe u përballën me gjoba nga 50 deri në 3,000 dollarë.

Sydney, qyteti më i madh i Australisë me më shumë se 5 milion banorë, konsiderohet si epiqendër e shpërthimit të variantit “Delta” dhe ka qenë në një bllokim të rreptë për më shumë se dy muaj, duke dështuar të përmbajë një shpërthim të infeksioneve që është përhapur përtej kufijve të brendshëm dhe deri në Zelandën e Re fqinje.

Përpara marshimeve, policia shpalli një politikë të tolerancës zero për çdo protestë dhe vendosi në gatishmëri mijëra forca të sigurisë si dhe bllokoi rrugët kryesore.

Demonstratat vijnë menjëherë pasi zyrtarët në Neë South Wales njoftuan një bllokim të zgjatur të Covid, duke vendosur një shtetrrethim nate deri në mes të shtatorit. Një urdhër i ngjashëm tashmë është vendosur në Melburn, që do të thotë se më shumë se një e katërta e popullsisë së Australisë do të mbetet nën kufizimet e bllokimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *