E premte, 2 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protesta e Berishës ndaj Vuçiç/ Kryeministrja serbe: Politikanë të së shkuarës që kërkojnë…

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka komentuar protestën që u organizua dje në vendin tonë kundër mbërritjes së Vuçiç në Tiranë, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

 

Reklamë

Në një intervistë për median serbe, ajo tha se ka biseduar me Vuçiç pas ardhjes në Tiranë, të cilin e ka pyetur nëse çdo gjë ka shkuar mirë pavarësisht protestës.

 

“Kam folur me presidentin dhe më konfirmoi se gjithçka ishte në rregull. Ai ka gjithë mbështetjen nga Beogradi. Si kudo në rajon edhe në Tiranë disa njerëz nuk mund të imagjinojnë një të ardhme ndryshe. Aleksandër Vuçiç është vizionar dhe ka parë një të ardhme tjetër për të pasur një lëvizje të lire.”

 

Brnabiç shtoi se ka njerëz që kanë frikë nga një iniciative e tillë pasi rrezikon t’iu tregojë dobësitë e tyre.

 

“Politika e tyre e vetme është politika e konfliktit, jo politika e bashkëpunimit. Shumë politikanë, për fat të keq, janë politikanë të së shkuarës që duan ta ndërtojnë politikën e tyre me konflikt.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë