Protesta e 8 korrikut, Basha: Të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit
Opozita do të rikthehet mbrëmjen e së hënës në Bulevardin Dëshmorët e kombit për të protestuar kundër qeverisë Rama.
Në orën 20.00 Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të zhvillojnë tubimin e 10 me të njejtin slogan, asnjë hap pas.
Kjo është protesta e parë që opozita zhvillon pas zgjedhjeve lokale; e nëse deri në 21 qershor pikepyetja më e madhe ishte se çfarë do të bëje PD-ja në 30 qershor, tani dilemma është si do të vazhdoje aksioni i opozitës tashmë që mazhoranca ka marrë 60 bashkite e vendit.
Por vete lideri i opozites Basha në një postim në rrjetet sociale duke ftuar qytetarët ti bashkohet tubimit të së henës, e ka berë të qartë se nuk do të ketë asnjë tërheqje nga kërkesa për largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Nesër më 8 korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh kurajozë, të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/348218569436430/




