E shtunë, 3 Tetor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Udhëtimet Mahnitëse Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Protesta e 8 janarit/ Basha këshillon demokratët: Rrini larg! Berisha ka mobilizuar kriminelë e trafikantë

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së, Lulzim Basha iu ka bërë apel demokratëve që të qëndrojnë larg skenarëve të dhunës që pritet të aplikohen sipas tij nesër në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Reklamë

Ai akuzoi Berishën se i ka mashtruar demokratët me referendumin dhe se po tenton të bunkerizojë PD-në kundër SHBA-së pasi u shpall non grata.

 

Kryedemokrati shtoi se Berisha kërkon t’i përdorë demokratët si fasadë, me argumentin se “nesër ai ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për dhunë”.

 

“Berisha e nisi si beteje per statutin, por tregoi se ishte nje mashtrim si gjithcka tjeter qe prej 9 shtatorit. Ai shkeli statutin, manipuloi firmetarët per kuvendin, manipuloi me mitingun, manipuloi me pseudo referendumin. Sepse ai do kaos dhe dhune, ai nuk njeh as statut as institucione, sepse ai do PD vetem si mburoje per hallin e tij te madh. Për hallin e tij nuk mendohet dy herë të përplasë demokratët me njeri tjetrin. Ta harrojë! Selia është e demokratëve pa dallim, është shtëpia e lirisë, e mendimit të lirë, shtëpia e bashkimit rreth interesit që na bashkon të gjithëve, pro meje apo kundër meje, që është largimi një orë e më parë i qeverisë se rekordeve të zeza të Edi Ramës. Por kjo seli nuk është e nuk do te jetë han mesjetar ku mund të hyjnë duke u kapardisur eksponente te botës së  trafiqeve dhe krimit, apo të merret peng nga  ish zyrtarë të korruptuar të qeverisë së PD-së. Selia e PD-se nuk do të jetë arenë vetëgjyqësie për interesat e Sali Berishes. Tani situata është e qartë. Përplasje mendimesh po. Liri” shprehje po. Liri zgjedhjesh dhe garë po. Në respekt të dinjitetit të secilit dhe normave të etikes demokratike e njerëzore. Përplasje të tjera nga ato që ka ndërmend Sali Berisha dhe skenaristët e të ashtuquajtures protestë  para selisë së PD-së nuk ka e nuk duhet të ketë. Demokratëve u bëj thirrje tu rrinë larg skenarëve të dhunës që duan destabilizim dhe shkatërrimin e PD-së. Sepse edhe tani Sali Berisha po ju gënjen, manipulon dhe mashtron. Ai kërkon t’i përdorë demokratët si fasadë, sepse nesër ai ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për dhunë. Unë e di fare mirë se demokratët janë kundër dhunës por kjo është mënyra e tij e vetme. Dhuna eshte streha e tij e fundit.”

Më shumë video

Reklamë