Subscribe

Policia e Shtetit ka refuzuar lejën e opozitës për të zhvilluar protestën e paralajmëruar më 5 mars para Parlamentit.

 

Në letërkëmbimin drejtuar selisë blu, policia duke u ndalur tek incidentet e protestave të organizuara nga opozita, ka theksuar se protesta e të enjtes cënon sigurinë e deputetëve gjatë hyrjes në Kuvend.

 

Sipas dokumentit të firmosur nga drejtori I Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, protesta e opozitës krahas cënimit të sigurisë së hyrje daljeve të deputetëve të mazhorancës përbën gjithashtu rrezik për sigurinë kombëtare në vend.

 

Policia i kërkon opozitës që ta zhvendosë protestën në një zonë tjetër ku nuk cënohet rendi dhe siguria.

 

Por nga ana tjetër, PD e ka cilësuar vendimin e policisë për moslejimin e protestës si një shkelje të Kushtetutës.

 

Sipas PD, në asnjë prej proitestave të organizuara prej opoiztës nuk është dëmtuar asnjë polic.

 

Në letërkëmbimin mes palëve, sekretari I Përgjithshëm I PD, Gazment Bardhi shprehet gjithashtu se protesta do të zhvillohet pavarësisht se policia nuk e lejon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *