E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protesta e 29 tetori, policia zbulon skenarët e opozitës

Policia e Tiranës është njoftuar nga Partia Demokratike për tubimin që do të mbahet të martën në orën 17:00 me bllokimin e disa akseve kyçe.

Në kryeqytet protestuesit do të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës.

Policia është njoftuar për 3 orë, por nuk dihet se sa do të vijoj qëndrimi i tyre. Në njoftimin e policisë nuk ka ndonjë skenar tjetër nëse do të qëndrojnë vetëm aty, apo do të lëvizin në pika të tjera.

Demokratët do të mblidhen në Milot, në Shkozet, në zonën e Bradasheshit, në Rrogozhinë, Levan dhe  Tiranë për të bllokuar autostradën Tiranë-Durrës.

Reklamë

Bllokimi i këtyre akseve rrugore do të nisë në orën 17.00 të së martës dhe pritet të zgjasë disa orë.

Kjo është protesta e dytë që opozita zhvillon pas asaj të 7 tetorit./Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë