Policia e Tiranës i ka refuzuar opozitës kërkesën për lejen e protestën së 16 shkurtit

 

Në kërkesën e saj drejtuar policisë, opozita kërkonte lejimin e tubimin para Piramidës, para kryeministrisë dhe në rrugën Ismail Qemali.

 

Ndërsa, në shkresën e Policisë thuhet se refuzohet dhënia e lejes për protestën e organizuar nga opozita në disa nga këto ambiente.

 

 “Hapësirat ndërmjet kryeministrisë dhe piramidës do të jetë territor ku do të dislokohen shërbimet e policisë dhe të Gradës së Republikës”, të cilët do të përmbushin detyrat ligjore para, gjatë dhe pas protestës. Dhe rruga “Ismail Qemali” do të jetë e lirë pasi do të shërbejë për përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrave ligjore të policisë së shtetit, gardës së republikës, urgjencave mjekësore, emergjencave dhe agjencive të tjera ligjzbatuese”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *