Kjo ishte një e shtunë e ngjeshur me takime të shkumta të zhvilluar nga lideri i PD-së, Lulzim Basha, I cili u ndal në një takim dhe bashkëbisedim me qytetarë nga Rrësheni, e deri në Vlorë.

 

Paralelisht, demokratët në disa qytete të tjera protestuan duke bllokuar rrugët dhe sheshet: e gjitha në funksion të protestës së 16 shkurtit.

 

Gjithë ky angazhim ka përfshirë edhe deputetët e opozitës, për të dhënë më shumë detaje në lidhje me zhvillimet më të fundit të opozitës në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus këtë të shtunë ka qenë  deputeti i PD Luçiano Boçi.

 

Në fjalën e tij Boçi është shprehur se qëndresat qytetare dhe bllokimi i rrugëve janë keqinterpretuar pasi nuk janë protesta të opozitës por janë revolta qytetare dhe që kanë mbështetjes e opozitës dhe të PD në reagimet e tyre për të kërkuar të drejtat.

 

“Evolucioni në fillim është zemërimi i tavolinave para mediave para televizionit, i shprehur në forma dhe në biseda të ndryshme që shprehet në fillim në protesta lokale dhe më pas  kulmon në revoltën e madhe që është 16 shkurti dhe ne nuk mund të themi që është një shtysë nga PD, por ajo si forcë politike kapitalizon të gjitha pakënaqësitë qytetare popullore dhe është detyra e saj që të jetë dhe brenda këtyre pakënaqësive dhe tju japë kurajo njerëzve në kërkesat e tyre.”

 

Më poshtë intervista e plotë e deputetit demokrat Boçio të dhënë për Vizion Plus;

 

Partia demokratike nuk është mjaftuar vetëm me ftesën drejtuar njerezve për protesten, por ka nisur edhe tubimet ne rruge. A po kerkoni ta radikalizoni situaten per ti paraprirë tubimit të 16 shkurtit?

 

Ka një lloj retorike, politike që është PD që organizon tubimet, por me fal dua të themi se janë vetë qytetarët pasi zemërimi i qytetarëve kalon nëpër disa shkallë. Evolucioni në fillim është zemërimi i tavolinave para mediave para televizionit, i shprehur në forma dhe në biseda të ndryshme që shprehet në fillim në protesta lokale dhe më pas  kulmon në revoltën e madhe që është 16 shkurti dhe ne nuk mund të themi që është një shtysë nga PD, por ajo si forcë politike kapitalizon të gjitha pakënaqësitë qytetare popullore dhe është detyra e saj që të jetë dhe brenda këtyre pakënaqësive dhe tju japë kurajo njerëzve në kërkesat e tyre. Pra korrigjimi është se janë qytetarët ata që kërkojnë të dalin në protest dhe nuk duhet të interpretojmë sikur PD, në objeksonin e saj për të radikalizuar po bllokon rrugën po bën protesta sepse këtu i referohen një formë sfide dhe asaj në Elbasan. Protesta e Elbasanit për natyrën që kishte për një protest që kishte për një ndërtim të padrejtë të Parkut Rinia vijoi me një marshim tubues në qendër të qytetit dhe përfundoi para bashkisë.

 

Ju ju keni bërë thirrje njerëzve që tju bashkohen me 16 shkurt. Çfarë skenarësh nap resin në Tiranë në këtë datë?

 

Flitet shumë për skenarë, sikurse ka dhe kuriozitet sidomos nga mediat që është dhe i natyrshëm dhe sigurisht shtyhet kurioziteti. Nuk ka asnjë skenar, dhe në rastin kur ne themi në gjuhën politike se qytetarët do të marrin forcën në dorë është mekanimi demokratik që qytetari duhet ta përdorë dhe ai është i bindur se ky mekanizëm mund të zgjidhë ngërçin e marrëdhënies së tij të shëmtuar me qeverinë, e cila ka grabitur qytetarin ndërsa çështjet e tjera dhe ecurisë që do të ketë protesta është në dorën e qytetarëve nuk ka asnjë skenar të përgatitur.

 

Diçka që ju keni në dorë ka të bëjë me mandatet, me qendrimin politik me parlamentin etj, çfarë do të ndodhë?

 

Mandatet janë pjesë e menaxhimit politik e grupit parlamentar të forcës politike, dhe pasja e një mandate ecën paralalisht me vlerësiminqë kanë për të, dhe në momentin që ato marrin fatet e tyre në dorë dhe kryejnë veprimet e tyre demokratike pasi edhe përplasja është qytetare atëherë edhe kjo pjesë e mandatit është një pjesë që duhet parë nga forca politike dhe duket që ai mandate në momentin kur prishet kontrata e qytetarit me politikën nuk vlen dhe kontrata e opozitës kërkohet ndryshimi i forcave politike, por sigurisht janë ata që na orientojnë dhe ne marrim atë drejtim që ato na tregojnë.

 

Ka 28 vjet ose më shumë që opozita bën protesta kushdo që të ketë qenë në këtë pozicion dhe ne e kemi se çfarë ndodh ditën e protestës por nuk e dimë se çfarë ndodh më pas. Çfarë do të ndodhë me datë 17 shkurt e pas?

 

Duke qenë se ne nuk e zbuluar edhe datën 16 nuk e besoj se kjo mënyrë suksesive duhet sjellë zbulesën për datën 17.

 

E kam fjalën tek çadra e ngritur para zgjedhjeve të 2017-ës e cila përfundoi me një marrëveshje është bërë analiza e të gjithë këtij akti politik, por shunmë qytetarë tashmë kanë një lloj skepticizmi lidhur me qëndrimin dhe qëndrueshmërinë e opozitës me qeverinë

 

Është keqinterpretuar dhe është keqpërdorur nuk po i futemi pasi skemi kohën e duhur, ne jemi shumë të qartë nëqëndrimin tonë politik, për mandate tona, sikurse jemi shumë të qartë në raport me vizionin idenë që sot ju dëgjuat edhe nga zoti Basha. Basha në vazhdimësi  të takimeve të tij I ka shpalosur  dhe është ajo rruga që një parti politike duhet të realizojë për ndërtimin e besimit me qytetarin se ai është bashkëmarrëdhënie nuk është thjesht gjykimi, nuk është se unë hedh disa teza dhe dikush më gjykon. Është bashkëveprim aksioni qytetar përputhet me aksionin politik dhe të ideve dhe të aksionit konkret politik në marrëdhënie me qytetarin dhe së bashku fuzionojnë dhe arrijnë në pikën kritike të bashkimit dhe të formimit të besimit, ku më në fund dhe shpresa që ne po kërkojmë ta instalojmë dhe mbjellim çdo ditë.

 

Protesta e studenteve u shua dhe po ashtu edhe ajo e pedagogeve: perse arritem ne nje pike te tille? A mund te quhet i permbushur misioni i tyre ?

 

Nuk do të them se është shuar, është oportunisht këndvështrimi nëse do të thoja diçka të tillë, pedagogët po ato kanë  një vendim të asamblesë në dy fakultete të rëndësishme të Universitetit të Tiranës, vazhdon greva, nuk mund të thuash se ska grevë sepse jemi sezon provimesh dhe sezon i plotësimit të orëve në javët që vjen se deri të premtet dhe në javët në vazhdim ajo është një simbolikë për të kërkuar një reagim qeveritar në kushtet kur qeveria të gjithë topat dhe aktet e luftës së saj i ka drejtuar në drejtim të universitetit dhe ndaj pedagogëve. Dua të bëj me dije se sot universitet janë drejt falimentimit, pasi asnjë nga univeristetet publike nuk ka miratuar buxhetin pavarësisht se askush nuk e thotë këtë, është një institucion që ecën pa buxhet sepse qeveria nuk ka rimbursuar pjesën e gjysmës së tarifës së Bachelorit dhe të ardhurat e tyre nuk mund të planifikohen në përdorim, madje pagat e pedagogëve nuk mund të jenë se më larg se në shtator, pasi falimentojnë universitetet dhe para këtyre fakteve ajo dita që është topi i vogël i borës do të bëhet ortek që do të marrë përpara jo vetëm Ramën por kë të gjejë para bashkë me qeverinë e tij dhe do ta rrëzojë. Pedagogët vertët janë pjesa elitare reagimi i tyre është i urtë nuk është reagim i shprehur në mënyrë emocionale por është shumë bazik në momentin që ai nis dhe formon pjesën e ortekut të tij dhe ky është një ndër reagimet më të frikshme e pasojës që sjell nga qeveria por edhe një ndër reagimet më të pritshme në raport me një shoqëri e cila kërkon që pjesa e elitës të jetë pjesa drejtuese e vokacioneve të saj qytetare për të pasur një shtet të së drejtës, ku sundon ligji dhe që i shërben qytetarit, studentëve, pedagogëve dhe çdo gjëje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *