Protesta e 11 korrikut dhe bashkimi i demokratëve ka qenë tema e diskutimit në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD.

Sekretari i përgjithshëm i PD Flamur Noka u ka dhënë porosi drejtuesve të degës që të takojnë dhe të shtrijnë dorën e bashkëpunimit, jo vetëm ndaj demokratëve që janë larguar, por edhe atyre që janë kundër qeverisë.

Teksa akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mban qëllimisht të burgosur politik Sali Berishën pa prova dhe fakte, Noka tha se tubimi i 11 korrikut do të jetë i ngjashëm me atë të 20 shkurtit, masive.

Kryetari i Partisë përshkroi arritjet e PD-së në këtë periudhë. Pika e parë e diskutimeve është bashkimi. Drejtuesit e PD-së, Kryesisë, Këshillit Kombëtar, kryetarët e degëve të kontaktojnë me çdo demokrat për ta integruar në strukturë. Ne duhet të jemi të hapur dhe të shtrijmë dorën e bashkimit për demokratet si edhe jodemokratë, por që janë kundër Qeverisë.

Takoni veçanërisht drejtuesit e degëve që janë mashtruar nga pengu ( Basha). Protesta e 11 korrikut duhet të jetë madhështore sepse jemi e vetmja parti në Europë ku lideri ynë është i burgosur politik pa provë, fakte dhe akuzë.

Një regjim autokratik që të asgjesojë opozitën ose burgos liderin ose të nxjerrë jashtë ligjit atë. Regjimi ka zgjedhur të burgos liderin tonë. Degët e PD-së kanë grupet e punëve. Të gjithë në terren. Në fletëplasoje do të jenë të gjitha pikat përse i ftojmë qytetarët në protestë. Do të realizohet dhe spoti i cili do të shpërndahet masivisht.

Sensibilizimi është shumë i rëndësishëm. Kryetarët e degëve, anëtarët e KK që janë pjesë e grupeve të punës të jenë në çdo rrugë, takime me qytetarë për t’i ftuar ata në protestë. Ashtu sikundër vepruam në protestën e 20 shkurtit”, tha Noka.

E pranishme në mbledhje ka qenë edhe ish deputetja demokrate Rudina Hajdari, e cila ka shprehur vlerësim për rezistencën e demokratëve dhe Sali Berishës.

Por pavarësisht se i dha atributet Berishës për marrjen e vulës dhe logos, Hajdari sërish ka kërkuar që si kandidat për kryeministër të jetë një emër tjetër dhe jo kryetari i PD.

Kënaqësi që jemi  të bashkuar sot. Sonte është një fitore e madhe për të gjithë demokratët. Me betejën e drejtuar nga lideri i PD Berisha, u bë i mundur bashkimi dhe rikthimi i flamurit të PD. Falenderoj anëtarët dhe drejtuesit e PD që kanë bërë një luftë dinjitoze për PD. Jam dakord me çdo pikë dhe presje me rezolutën. Na ndajnë 9 muaj nga zgjedhjet e ardhshme. Kam respekt të jashtëzakonshëm për Sali Berishën si politikan. Z Berisha ka bërë  betejë të jashtëzakonshme për PD dhe vendin.

Por e rëndësishme është të diskutojmë për të ardhmen e PD-së. Duhet të shohim një parti  për të ardhmen ndoshta 15 vitet e ardhshme që nuk ka në qendër vetëm një person por të një grupi njerëzish. Z.Berisha ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Do propozoja që PD të futet në zgjedhje me një kandidat tjetër për kryeministër, jo z.Berisha. Kandidati për kryeministër të futet në garë”, tha Hajdari./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *