Në prang të prostestës së 12 nëntorit, kreu i PD, Sali Berisha iu ka drejtuar një thirrje të veçantë miqve të ‘Tik Tok-ut”.

 

Përmes një video, ai ka ftuar të gjithë ata që janë të pakënaqur të bashkohen në shesh për t’i dalë zot vetes dhe vendit të tyre.

 

Reflektoni! Nëse jeni të kënaqur me qeverisjen, me rrogat me punët tuaja edhe mund të qëndroni në shtëpi. Por në rast se jeni të pakënaqur dhe ndjeheni të pafuqishëm për të bërë ndryshimin që doni, ju ftoj të bashkoheni. Nuk është një akt partiak, por akt i daljes zot të ardhmes dhe të vendit tuaj.”- shprehet Berisha.

 

Protesta e opozitës do të zhvillohet në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” të shtunën 12 nëntor, ora 16:00.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *