Subscribe

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dalë para mediave teksa tha se sot është një ditë bilanci i të djeshmes tragjike.

 

Sipas tij sot nuk është dita për tu krenuar dhe për të qeshur, siç sipas tij bëri Berisha.

 

“Sot është një ditë bilanci i të djeshmes tragjike i të gjithë shqiptarëve. Ndonëse ndodhem këtu prej pothuajse pa pushim që nga ngjarja, nuk mund të ndaj asgjë tjetër me demokratët përveç trishtimit të thellë për atë që ka ndodhur dje. Sot nuk është ditë për tu kënaqur apo për të qeshur siç bëri ai që ishte pak më pëërpara. Nuk është ditë për të vallëzuar mbi rrenojat e dhunës të një agresoni që s’ ka asgjë të përbashkët me demkoratët demorkacinë”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *