Një prostitutë 61-vjeçare u ndalua nga policia italiane sepse kishte thyer rregullat e izolimit.

Ajo ishte nisur nga Verona drejt Mantuas në Lombardi në kërkim të klientëve.

“Unë jam një prostitutë nga Verona që kërkon klientë në Mantua”, ky ishte shpjegimi që ajo dha para oficerëve.

Prostituta u ndalua nga policët para spitalit Carlo Poma, pa dokumente dhe autorizim për të lëvizur.

Pasi u pyet, ajo shpjegoi sinqerisht se po punonte para spitalit, po priste klientët në diell.

61-vjeçarja u dërgua në komisariat, u gjobit me 400 euro për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe iu ndalua të kthehej për një vit në Mantua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *