E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Prostitucion me çmime “të kripura” në Tiranë, reagon policia: 8 në pranga, 3 në kërkim! Rrjeti drejtohej nga Kolumbia, roli i polices Anisa Brahja

Policia e Tiranës ka goditur një rrjet prostitucioni në Tiranë dhe ka arrestuar tetë persona. Tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërsa 44 shtetase të huaja nga Amerika Latine janë proceduar penalisht për prostitucion. Mes të arrestuarve është edhe një police e komisariatit nr.4, Anisa Brahja.

Masat e sigurisë

Reklamë

-Arrest me burg për shtetasin Esmerald Sulollari, 39 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit”;

-Arrest në shtëpi për shtetasen Elona Muraj, 47 vjeçe,, si e dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit” ;

Reklamë

-Arrest me burg për shtetasen Yuly Gomez, 33 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

-Arrest me burg për shtetasen Liliana Valencia, 23 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

-Arrest me burg për shtetasen Nicol Benitez, 27 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”,  “Veprim që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”;

-Arrest me burg për shtetasen Stefania Marin, 29 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

-Arrest me burg për shtetasen Nicole Bertel, 27 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”:

-Arrest në shtëpi për shtetasen Anisa Brahaj, 34 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Në kërkim u shpall shtetasja G. R. 47 vjeçe, (e shpallur në kërkim), e cila drejtonte këtë aktivitet nga Kolumbia dhe në Shqipëri bashëpunonte me shtetasin Esmerald Sulollari, ky i fundit ishte personi përgjegjës për sigurimin e kushteve në Shqipëri për të ushtruar prostitucion.

Po ashtu nga hetimi ka rezultuar se shtetasja G. R dhe shtetasi Esmerald Sulollari, bashkëpunonim me shtetaset kolumbiane dhe me shtetasen Elona Muraj dhe policen Anisa Brahaj për akomodimin dhe përshtatjen e ambienteve ku këto shtetase do të ushtronin prostitucion.

Në Tiranë, gocat që vinin nga Kolumbia priteshin në Rinas dhe akomodoheshin kryesisht nëpër airbnb.

Çmimet që paguheshin nga klientët ishin relativisht të larta, nga 200 deri në 250 euro./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë