SHÇBA ka pezulluar nga detyra 2 punonjës policie në Tiranë.

 

Bëhet fjalë për nënkomisar F.M., 29 vjeç, me detyrë Specialist në Seksionin e Hetimit të Aksidenteve Rrugore në Komisariatin e Policisë të Qarkullimit Rrugor Tiranë dhe inspektoren O.K., 27 vjeçe, me detyrë Operatore e Kamerave në Sektorin e Sallës së Komandimit në D.V.P. Tiranë.

 

Kjo e fundit është pezulluar, pasi ka ndihmuar vjehrrën e kolegut që të ushtrojë aktivitetin e prostitucionit në lokalin e saj.

 

Gruaja me inicialet S.K, 53 vjeçe, pronarja e biznesit ku ushtrohej prostitucion është vënë nën hetim nga policia. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj në qytetin e Memaliajt, u gjetën, 2 armë gjahu gjysëmautomatike, sasi fishekësh, që mbaheshin pa leje.

 

Nga ana tjetër, nënkomisari është pezulluar pasi ka shpërdorur detyrën, duke ndryshuar përgjegjësitë e palëve në rast hetimi aksidentesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *