Subscribe

Propozimi i ministrit të Brendshëm për ndryshimin e Kodit Rrugor dhe parashikimin e vrasjes e plagosjes rrugore sipas ekspertëve është i nxituar. Futja e këtyre neneve për ish-kriminalistin Robert Karati nuk mund të bëhet, pasi në këtë mënyrë mund të prishet e gjithë organigrama e dënimeve penale dhe mund të përfundojmë si në rastin e armëmbajtjes pa leje, ku Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë rritjen e marzhit të dënimit. Sipas Karatit, modeli i Italisë të cilin duam të ndjekim ndryshon, kjo pasi në raste të ndryshme aplikohet akuza e vrasjes dhe jo e aksidentit. Lëvizjet tej normave të shpejtësisë në zonat urbane si dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur janë kthyer në një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve në vend. Dy ditë më parë në Kamëz, Arnold Kola përplasi furgonin e policisë e për pasojë një efektiv humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *