E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Propozimi për emrin e Maqedonisë

Kryeministri grek Aleksis Cipras ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me presidentin grek Prokopis Pavlopulos për ta informuar rreth takimit të fundit me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev. Por liderët e opozitës greke gjatë një bisede telefonike me Cipras, e kanë kundërshtuar propozimin “republika e Maqedonisë së Ilindenit”, pasi sipas tyre emri historik synon krijimin e shtetit maqedonas duke përfshirë Selanikun. Edhe kryeministri maqedonas zhvilloi një takim me përfaqësuesit e partive, ne prani te presidentit Ivanov. Kreu i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski, tha se propozimi i ri nënkupton ndryshim kushtetues, duke theksuar se partia e tij nuk do ta përkrahe atë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë