Presidenca ka konfirmuar se kreu i shtetit, Ilir Meta po ndjek procedurën për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës.

Sipas zëdhënësit të Presidentit, Ilir Meta “do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë”.

Në reagimin zyrtar për mediat, presidenca sqaron se lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri, që do votohet në Kuvend në 4 qershor, si dhe specifikat e procesit, Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Sqarim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi:

 

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë.
Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *