Drejtuesi i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali foli sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve në ‘Vizion Plus’ për shqyrtimin e propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

 

Gjipali tha se edhe pas debateve të ditës së sotme, është e pritshme që edhe në ditët në vazhdim të vijoj një debat i nxehtë në Kuvendin maqedonas.

 

Pritet një debat i nxehtë në parlamentin e Maqeodnisë së Veriut kjo edhe kjo shoqëruar prej ditësh me protesta që kanë sjellë edhe përlasje fizike në kryequtetin maqedonas. Është e pritshme sepse ultimatumi francez e vë në vështirësi RMV, nëse nuk e pranon i ngelet asaj barra dhe e bën më të vështirë vazhdimin e procesit të bisedimeve me Bullgarinë.”

 

Për sa i përket pranisë së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen në Shkup ditën e sotme, Gjipali tha se është një mbështetje e madhe ndaj popullit maqedonas.

 

“Mbështetja që i dha sot Von der Leyen ishte shumë e rëndësishme për të treguar që BE është afër jush e duhet ta bëni edhe këtë përpjekje.”

 

Më tej Gjipali u shpreh se ka pak shanse që opozita maqedonase të votojë pro propozimit francez ndërsa ky poropzim ka garantuar mos prekjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas. Gjipali u shpreh se kjo situatë politike do të zhfrytëzohet edhe nga opzoita për të sulmuar qeverinë.

 

 

“Nuk besoj që ka shanse që opozita në Shkup do të votojë propozimin francez, dhe për shkak të mungesës së informacionit se çfarë do të ndodhë më tej, gjë që as qeveria nuk e di dhe kjo cështje delikate do të shfrytëzohet nga opozita për të sulmuar qeverinë. Propozimi francerz jep disa garanci që janë të diuskutueshme për fakjtin që do të negociohen por propozimi francez ka insistuar për të mos bërë pjesë e diskutimit gjuhën dhe identitetin e Maqedonisë së Veriut.

Janë mbi 50 momente të dryshme juridike ku një nga vendet e BE mund të vendosi veton, pra  asgjë nuk është e garantuar pas këtij bllokimi por duhet të jetë patjetër duhet të ketë një proces midis dy vendeve gjë që është e vështirë në këto momente.

Mendoj që do të jetë zgjidhjha e vetme më pas për Shqipërinë për tu ndarë nga RME, nuk mund të vazhdojë shqipëria të mbetet ende peng.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *