E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Propozimet për reformën zgjedhore

Në një kohë që Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ende nuk ka nisur të shqyrtojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, socialistët kanë gati propozimet. Përveç votimit të emigrantëve, kërkohet depolitizim i pjesshëm ose tërësor i komisioneve të niveleve të dyta e të treta, por jo i KQZ-së. Për organin përgjegjës të administrimit të zgjedhjeve, PS propozon një rol më të madh në transparencën e financimit të partive politike në zgjedhje. Edhe pse më parë ka thënë se nuk ka kohë për plotësim të kërkesës së opozitës për votim dhe numërim elektronik, Balla lëshon sfidën për një projekt pilot. Amendamentet për ndryshimet në ligjin elektoral, Balla ia ka dorëzuar edhe aleatëve të LSI-së. Më pas, ato do ia bëjë të ditur zyrtarisht edhe opozitës në mbledhjen më të parë të komisionit përkatës.

 

Më shumë video

Reklamë