Subscribe

Qeveria është ne fazën e hartimit te një pakete lehtësuese fiskale për biznesin, por ekspertet kane nje sugjerim konkret, për përmirësim te klimës ekonomike. Sipas tyre, qeveria duhet ta vlerësoje ekonominë, duke pare atë me vendet e rajonit, pasi Shqipëria ka humbur konkurrueshmerinë. Për ekspertet, e rëndësishme është qe te ketë një sistem fiskal te qëndrueshëm, me qellim qe t’i ofrohet stabilitet sipërmarrësve. Por mbi te gjitha, e rëndësishme është te forcohet klima miqësore mes biznesit dhe administratës fiskale. Ne total, parashikohet se janë 350 sugjerime qe kane mbërritur nga ana e biznesit, ne drejtim te Ministrisë se Financave. Ndërkohe pritet qe deri ne datën 20 qershor, te paraqiten propozime te reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *