E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Propozimet e partive të vogla

Partitë e vogla pavarësisht nëse janë ne opozite a qeveri kane hartuar nje pakete propozimesh per reformën zgjedhore, te cilën e kane depozituar ne kuvend, duke ia prezantuar edhe vete kryetarit Ilir Meta. Firmetare te kësaj pakete jane edhe Dashamir Shehi dhe Agron Duka te cilët kane rene dakord me pare per te mbështetur platformën e PD per ndryshimin e ligjit elektoral. Partitë e vogla kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor, votimin e emigranteve si dhe nje KQZ qe zgjidhet nga gjykata e larte. Janë 6 deputete qe kane mbështetur kete pakete propozimesh; Shehu, Duka, Dule, Ndoka, Mirela Ferracaku e Eduard Ndocaj; por persa kohe qe as PS as PD e as LSI nuk i mbështet, fati i saj duket i paracaktuar.

 

Më shumë video

Reklamë