Subscribe

Presidenti Nishani bën apel për zbatimin e shpejte dhe pa vonesa te rekomandimeve te Komisionit te Venecias per reformën ne drejtësi. Qëndrimi i tij është dhëne pas takimeve te zhvilluar ne Strasburg me kreun e komisionit te Venecia, Xhani Bukikio dhe ate te Gjykatës Europiane per te Drejtat e Njeriut, Guido Raimondi. Sipas kreut te shtetit, realizimi i reformës ne drejtësi është e vetmja mundësi per te krijuar nje sistem te pavarur, profesional dhe te pakorruptuar. Nishani i kërkoi forcave politike te mos humbin kohe, por te punojnë per ndryshimet kushtetuese per te ndërtuar nje sistem drejtësie, sipas parimit te kontrollit dhe balancës. Presidenti Nishani informoi zyrtaret e larte ne Strasburg edhe ne lidhje me ligjin e ri te pronave, qe sipas tij është anti-kushtetues.

“Përmes këtij ligji, është prekur standardi i vendosur përmes Kushtetutës dhe jurisprudencës së saj, por edhe standardi i vendosur nga Konventa dhe jurisprudenca e saj, si dhe janë anashkaluar edhe mesazhet e dhëna nga GJEDNJ, jo vetëm përmes vendimit pilot, por edhe çështjeve më të fundit të trajtuara prej saj”.

Presidenti Nishani ka zhvilluar nje takim edhe me kreun e kongresit te autoriteteve lokale dhe rajonale, Zhan Klod Frekon, me te cilin ka diskutuar per reformën administrativo territoriale dhe decentralizimin e pushtetit vendor ne Shqipëri.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *