Subscribe

Një magazinë në fshatin Poshnje në Dimal është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Zjarri është vënë aksidentalisht nga pronari i saj Zylyftar Hoxha, i cili ka qënë duke djegur disa mbeturina.

Flakët kanë marrë marrë përmasa të mëdha dhe për fikjen e tij,n ë ndihmë të së vetmes zjarrëfikëse të Dimalit kanë shkuar 3 mjete zjarrëfikëse me 15 efektivë nga Reparti i Zjarrëfikësve të Beratit.

Zjarri është vënë nën kontrroll dhe po punohet për shuarjen e plotë të flakëve.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur të lënduar pasi shtëpia e përfshirë nga flakët nuk ishte e banuar por përdorej nga familja si magazinë e ushqimeve për bagëtitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *