E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pronari i shtëpisë vret dy studentë, iu dukën si grabitës

Dy të rinj të moshës 26 dhe 27 vjeç janëqëlluar për vdekje në Herculaneum , në provincën e Napolit. Karabinierët përjashtojnë hipotezën e një prite nga Camorra.

 

Viktimat,  që lëviznin me një makinë, do të kishin ndaluar për të folur me njëri-tjetrin para një shtëpie.

 

Reklamë

Dyshohet se ata janë qëlluar nga pronari i shtëpisë, ndoshta nga frika e një grabitjeje.

 

Karabinierët gjithsesi po hetojnë për të zbardhur se cila ishte dinamika dhe shkaqet e vrasjes së dyfishtë.

 

Sipas një ndërtimi fillestar të ngjarjes, dy të rinjtë, të dy studentë, ndodheshin në një makinë kur u qëlluan nga disa të shtëna me armë zjarri.

 

Zona ku ndodhi ngjarja është mjaft larg qendrës së Herculaneum dhe e izoluar.

 

Mbrëmjen e së enjtes, me shumë gjasa të dy kanë shkuar në një fushë futbolli jo shumë larg vendit të tragjedisë. Më pas në kthim ndaluan për të biseduar në makinë pa e marrë me mend fundin tragjik./Tgcom

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë