Subscribe

Konfliktet në të kaluarën përbëjnë pistën kryesore ku janë fokusuar hetimet për vrasjen e 74-vjeçarit Lulash Qepuri në Shkodër.

 

Por nuk përjashtohet as mundësia që shkak për krimin të jetë bërë dhënia e parave me fajde.

 

Hetuesit deri më tani kanë marrë dëshmitë e djalit të viktimës i cili ndodhej në vendngjarje por dhe të personave të tjerë. Ndërkohë nuk kanë ende një të dyshuar si autor të ngjarjes.

 

Sipas burimeve, autori ishte i maskuar dhe qëlloi me breshëri automatiku, duke plagosur rëndë të moshuarin Lulash Qepuri, i cili ndërroi jetë më pas në spitalin e Shkodrës.

 

Të shtënave iu kundërpërgjigj djali i viktimës që hapi zjarr me një shotgan, por autori i krimit u largua me shpejtësi. Ishte po i djali i të moshuarit ai që njoftoi më pas uniformat blu.

 

Pas veprimeve hetimore, agjentët shoqëruan djalin e 74-vjeçarit, ndërsa mblodhën dhe provat në vendngjarje.

 

Lulash Qepuri ishte invalid dhe lëvizte me karrocë me rrota. Vrasja ndodhi rreth orës 22:00 fshatin Stom-Golem, teksa i moshuari ndodhej në lokalin e tij.

 

Në vitin 2011, 74-vjeçari u arrestua nga policia pasi gjatë kontrollit në shtëpinë dhe lokalin e tij në atë kohë iu gjetën drogë dhe armë të modeleve të ndryshme si dhe municione.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *