Subscribe

Lajmi se qeveria do te nise  kompensimin fizik te pronës, nuk i ka kënaqur aspak pronaret. Ata vijojnë te quajnë nje padrejtësi ligjin e pronës, per nje arsye te vetme, sipas tyre nuk respektohet Kushtetuta. Ata këmbëngulin ne kthim dhe jo ne kompensim te pronës. Pronaret thonë se nxitimi i qeverise për te nisur kompensimin fizik, për te vijuar me tej me atë financiar ka një arsye. Janë vendimet e njëpasnjëshme te Strasburgut, te cilat po rendojnë buxhetin e shtetit. Paralelisht ky ligj mund te ketë fatin edhe te anulimit, pasi ai po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Ligji i pronave i miratuar nga mazhoranca ne fuqi është ankimuar nga kreu i shtetit Bujar Nishani ne Gjykatën Kushtetuese, me argumentin se  ai mund te sjelle pasoje jo vetme per individët, por edhe per shoqërinë ne tërësi.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *