Disa jave para se te çoje një mendim zyrtar nëse është apo jo antikushtetues, ligji i miratuar para nje viti nga qeveria, për te zgjidhur çështjen e pronave, shoqata “Pronesi e Drejtesi” i ka nisur nje leter zyrtare Komisionit te Venecias. Ish-pronaret kërkojnë qe eksperte te Venecias, te njihen me ankesat e pronareve, përpara se te japin nje opinion final. Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën per te shqyrtuar ligjin e ri te pronave te ankimuar nga Shoqata, Presidenti dhe Partia Demokratike, por nuk ka pezulluar zbatimin e tij.
Ajo është ne pritje te nje mendimi nga ky komision. Ish-pronaret i kërkojnë Venecias qe te shohë se si është shprehur për çështje te njëjta Gjykata e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg dhe te behet krahasimi me zgjidhjen e dhënë me ligjin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *