Pronarë edhe me dokumente
Familjet që kanë blerë një apartament në një pallat të pa hipotekuar nuk do të jetojnë më me frikën se kanë shpenzuar për një shtëpi që nuk e zotërojnë. Ky proces ka nisur në kryeqytet, ku edhe numri i pallateve të pa hipotekuara është me i madh se në rrethet e tjera. Ka qenë kryebashkiaku Erion Veliaj që ka shpërndarë sot 1352 certifikatat e para të pronësisë për banorët që jetojnë në këto pallate. Veliaj theksoi se procesi i hipotekimit të apartamenteve do t’i ndihmojë shumë këto familje për të investuar dhe për të siguruar të ardhmen. I pranishëm gjatë këtij takimi me familjet përfituese ka qenë edhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili u bëri thirrje qytetarëve që të mos pranojnë të nënshkruajnë asnjë kontratë pronësie, përveçse tek zyra e noterit. E ndërsa brenda nje jave bashkia hipotekoi 50 pallate, pritet që brenda mandatit sipas Veliajt të përmbyllet i gjithë procesi.




