Subscribe

Turizmi nuk mund të përfitojë nëse nuk ka promovimin e duhur nga media. Nën këtë moto janë mbledhur në kryeqytet përfaqësuesit e 25 agjencive të lajmeve të detit Mesdhe. Rolin e medias së huaj në promovimin e vlerave turistike që ofron Shqipëria e ka cekur edhe kreu i kuvendit Ilir Meta, i cili e vlerësoi këtë mundësi edhe si një ogur të mirë për ekonominë e vendit. Përtej diskutimeve rreth rolit të medias në promovimin e turizmit shqiptar, të gjithë përfaqësuesit dhe aktorët kryesorë të turizmit në vend janë shprehur të gatshëm që të presin gazetarë nga këto agjenci mediatike për t’ia prezantuar bukuritë e Shqipërisë edhe qytetarëve të vendeve ku ata punojnë. Vetë përfaqësuesit e këtyre agjencive kanë konfirmuar mbështetjen e tyre për një panoramë sa më të bukur të Shqipërisë. Takimi i të 25 agjencive të lajmeve shënon edhe asamblenë e 25 të kësaj organizate, që po mbahet në Tiranë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *