Kjo është kërkesa e Prokurorisë së Krujës, e firmosur nga prokurorja Mirela Kapo, e cila kërkoi masën e arrestit me burg për Rexhep Rrajën.

Në shkresën që mban datën 29 Shtator, thuhet se dy të rinjtë janë njohur 7 vite më parë dhe kanë pasur një lidhje së bashku. Xhisiela Maloku e ka kryer kallëzimin më datë 21 korrik, ndërsa dy ditë më pas, vajza ka deklaruar se përndiqej në vazhdimësi nga Rexhep Rraja.

Sipas Xhisielës, Rexhep Rraja e ka telefonuar më datë 19 korrik dhe së bashku janë takuar te një hotel në rrugën e Rinasit.

 

“Rexhepi më ka kërcënuar me armë, më theu telefonin. Sapo jemi futur në dhomë filloi të ushtroj dhunë duke më goditur me shkelma, më ka fikur cigaren në trup duke më thënë “trego ku do shkosh se do të të vras..ketu”.

 

Sipas prokurorisë, shkak për këtë konflikt ishte një sms që vajzës i kishte mbërritur në telefon nga një mikeshë. Më pas, Rraja i është drejtuar vajzës me fjalët “nuk do të të vras, do të të plagos..dua të vuash e jo të vdesesh direkt”.

Sipas dëshmisë së Xhiesielës, Rraja është orvatur për ta dhunuar edhe në komisariatin e Fushë-Krujës.

 

Prokuroria shprehet se aktin mjeko-ligjor e ka marrë në datën 27 shtator. Aty thuhej se në trupin e vajzës janë vërejtur shenja dhune dhe djegie me cigare. Shenjat e dhunës janë konfirmuar edhe nga e motra e Xhisielës, ndërsa e ëma është shprehur se nuk ka pasar djeni për to.

 

Po më datë 27 Nëntor, prokuroria mori në pyetje edhe Rexhep Rrajën, i cili mohoi të kishte lidhje me dhunën.

 

“Deklaroj se nuk kam ushtruar aspak dhune ndaj saj. Persa i perket dites qe pretendon se une e kam takuar, jemi takuar miqesisht dhe nuk kam pas asnje lloj mardhenje me te. Gjithashtu deklaroj se une nuk mbaj arme zjarri”

 

Në dëshminë e tij, Rexhep Rraja ka ngritur një tjetër alibi sipas të cilës konflikti  mes tyre kishte nisur në 2017 kur Xhsiela dhe e motra bënin manovra me mjetin që drejtonin, duke i rrezikuar atij jetën.

E ndërsa hetimet vijojnë për këto pretendime, këtë të hënë Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje Xhisiela Malokun dhe famijen e saj.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *