E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Prokuroria: Rekurs për Xhelal Mziun

Pasi fitoi betejën në Gjykatën e Apelit në Tiranë rreth 1 muaj më parë, Xhelal Mziu, kryetari i Bashkisë së Kamzës, do të përballet me Prokurorinë ne Gjykatën e Lartë. Organi i akuzës ka bërë rekurs, duke kërkuar serish dënimin e Mziut per shpërdorim detyre. Më herët Prokuroria, kishte kërkuar që Mziut t’i hiqen të gjitha funksionet publike, si dhe të dënohet me 4 vjet burg. Po ashtu Prokuroria ka kërkuar dënim me nga 1 vit burg edhe për juristin e bashkisë Kamzës, si dhe drejtorin e tatimeve. Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi Mziun me dy vite burg, por ky dënim u rrëzua nga apeli.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë