E hënë, 28 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Prokuroria pushon çështjen e Enea Ftoi: Policia nuk ka ushtruar dhunë

Prokuroria e Korçës ka pushuar çështjen për vdekjen e e 27 vjecarit Enea Ftoi, në Komisariatin e Korçës.

 

Prokurorja e çështjes Oli Visi është shprehur se fakti i ndodhur nuk përbën vepër penale. Në përfundim të hetimeve, çështja do ti dërgohet gjykatës, me kërkesë për pushimin e çështjes.

 

Ndërkohë prokuroria ka theksuar se pavaresisht pretendimit të familjareve të viktimës, mbi Enea Ftoin policia nuk ka ushtruar dhunë.

 

27 vjeçari vdiq për shkaqe natyrore, si pasojë e ishemisë akute të miokardit. Enea Ftoi përdorues i lendeve narkotike, vuante nga problemet ne mushkeri.

Policia

 

Prokuroria gjithashtu ka marrë deshmitë e policëve dhe disa  personave të shoqëruar në Komisariatin e Korçës, në kohen kur i riu ndodhej i shoqëruar, por asnjë prej tyre nuk pohon ushtrimin e dhunës ndaj Enea Ftoit.

Vazhdo të lexosh