E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Prokuroria për vrasjen në Thumanë

Prokuroria e Krujës dërgoi për gjykim 8 persona, 4 prej tyre të akuzuar për ngjarjen e ndodhur në qershor të vitit të kaluar në Thumanë, ku mbetën të vrarë pjesëtarë të familjes Çeku. Ndërkohë që 4 persona të tjerë akuzohen për “përkrahje të autorit të krimit, të gjithë të lidhur me ngjarjen. Prokuroria e Krujës ngriti akuzat e vrasjes per Daniel Besnik Pellumb dhe Gurali Kora. Tre persona nga e njëjta familje; babai, djali dhe nipi u vranë me armë zjarri në fshat, pas një konflikti banal të njërit prej viktimave me autorët e krimit. Në ngjarje mbeti e plagosur edhe gruaja e familjes Çeku. Fillimisht krimin e mori përsipër Gurali Kora, babai i të akuzuarve, por qe pas hetimeve doli se ata kishin marre të gjithë pjesë në krim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë