E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Prokuroria nis hetimet për dhunën ndaj policisë para Kuvendit

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas protestës të zhvilluar këtë të enjte para Parlamentit ku banorët e Unazës së Re u përplasën me efektivët e policisë.

 

Mësohet se një grup pune nga Policia e Tiranës ka mbërritur në Spitalin e Traumës për të hetuar në lidhje me efektivët e plagosur.

 

Reklamë

Kurse një grup tjetër ka nisur veprimet në para Parlamentit, ku u zhvillua protesta.

 

Nga përplasja mes banorëve dhe policisë u plagosën 12 efektivë dhe disa qytetarë.

 

Në përpjekje për të hyrë në Kuvend, banorët hodhën në drejtim të policisë kapsolle dhe tymuese.

Vazhdo të lexosh

Reklamë