Subscribe

Prokuroria e Përgjithshme pretendon se Kushtetuta e re ka krijuar nje ngerç ne funksionimin normal dhe per kete kërkon dispozita te përkohshme, të cilat do të siguronin mbarëvajtjen e institucionit. Nëpërmjet nje njoftimi per shtyp, organi i akuzës thekson se duhen zgjidhje te përkohshme deri ne formimin e Prokurorisë se Posaçme, pasi asaj i hiqen te drejta hetimi per zyrtarë të lartë, deputetë, ministra e gjyqtarë. Sipas dispozitave të reja, kompetenca për hetimin e këtyre funksionareve i takon Prokurorisë së Posaçme. Po ashtu thuhet në njoftim konstatohet me shqetësim se, ndryshe nga sa është parashikuar me institucionet e tjera, vetëm për Prokurorinë nuk janë parashikuar dispozitat kalimtare.
Prokuroria e Përgjithshme, nuk synon të gjejë arsyet që kanë nxitur hartuesit e Kushtetutës për këtë diferencim në trajtimin e institucionit, por është e prirur të sugjerojë zgjidhje që i shërbejnë mbarëvajtjes së aktivitetit të mëtejshëm. Gjithashtu Kushtetuta e re i ka hequr Prokurorit të Përgjithshëm të drejtën e vendimmarrjes për karrierën e prokurorëve dhe ia ka caktuar këtë kompetencë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ky institucion do te marre gjithashtu edhe kompetencat e inspektimit dhe kontrollit te brendshëm. Struktura e re duhet të ngrihet brenda 8 muajve nga hyrja në fuqi e Kushtetutës. Por deri në krijimin e saj, Kushtetuta e re nuk ka parashikuar se si do të veprohet me çështjet që janë aktualisht në proces inspektimit dhe procedime disiplinore për prokurorët. Ky është ngërçi i dyte qe vjen nga reforma ne drejtësi, pas atij te presidentit qe nuk mund te vepronte me anëtaret e këshillit te emërimeve ne drejtësi, pjese e te njëjtit projektligj. Por ndërkohe, drafti ndodhet ne komisione dhe pritet te votohet shume shpejt duke i dhënë zgjidhje problemit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *