Subscribe

Thuajse një vit nga prangosja e Emiljano Shullazit, prokuroria ka mbyllur hetimet dhe dërgon dosjen ne Gjykatën e Krimeve të Renda.

 

Shullazi dhe katër shokët e tij: Besmir Shullazi, Gilmando Dani Endrit Qyqa dhe Endrit Zela, akuzohen për krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe “shtrëngim për dhënie të pasurisë” gjate periudhës 2014-2016.

 

Prova më e fortë e Prokurorisë kundër Shullazit është dëshmia e biznesmenit Ylvi Beqja.

 

Në një seancë me video-koherencë, dëshmitari i mbrojtur i drejtësisë, ka pohuar para togave të zeza se Shullazi e ka kërcënuar herë pas here, duke e detyruar që ai të shtonte përqindjen e pronës që do i dhuronte, tek ish-hotel Vollga, nga 10 në 20 për qind. Por, prokuroria thekson se, jane kërcënuar edhe 2 biznesmenë te tjerë si Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku.

 

Gjithashtu, Emiljano Shullazi, akuzohet edhe për kërcënimin që i ka bërë vitin e kaluar kandidatit për rektor ne universitetin e Tiranës, Mynyr Koni dhe dekanit Dhori kule.

 

Por ne shumë seancash ballafaqimi, i pandehuri nuk pranoi akuzat e ngritura nga prokuroria, ndërsa akademiket nuk munden të identifikonin se kush i kishte kërcënuar.

 

Në dosjen e Shullazit për vitin 2016 është regjistruar edhe një akuzë tjetër, ajo e shkatërrimit të pronës me eksploziv te Jani Zakas dhe Adriatik Kërcykut. Dosja do të gjykohet nga pese anëtare te trupit gjykues, ku kryesues është Sander Simoni.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *