Subscribe

Prokuroria për Krime të Rënda përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim 13 persona, 3 prej të cilëve pjesë e grupit të strukturuar kriminal që i merrnin porositë për vrasje nga burgu. Ky grup drejtohej nga i burgosuri përjetë Admir Tafilaj, i cili jepte porosi nga qelitë për kryerjen e vrasjeve dhe që paguheshin deri në 50 mijë euro. Ata akuzohen për një sërë ngjarjesh të rënda në vend. Admir Tafilaj, Kristi Pine, Elson Merdani dhe Dritan Peksani, vranë në qershor të 2014, Ibrahim Manin në Shkodër. Po ashtu, Kristi Pine, Ardian Ozuni, Alfred Qefalia dhe Klajdi Shermadhi tenatuan të vrisnin Edmond Cakmashin, në nëntor të 2013 në Tiranë. Atentati në zonën e Shkozës, nuk shkoi siç duhej dhe Cakmashi mbeti vetëm i plagosur. Të pandehurit Admir Tafilaj, Kristi Pine, Aleksandër Gora, Elson Merdani janë dhe personat të cilët siguruan kushtet dhe mjetet për vrasjen e Leonard Muratit në Durrës. Viktima ishte në lokalin e tij kur u ekzekutua nga persona të tjerë për të cilët vazhdojnë hetimet. Grupi i drejtuar nga Tafili akuzohet dhe për sigurimin e mjeteve për vrasjen e Majlind Lilës në dhjetor të vitit 2014. Deri më tani organi i akuzës ka zbuluar aktivitetin e të arrestuarve ndërkohë që ende nuk ka asnjë person të ndaluar si porositës të vrasjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *