E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Vendi

Prokuroria liron Vladimir Gjutën

Prokuroria e Krimeve te Renda ka pushuar këtë të mërkurë hetimet për Vladimir Gjutën, i cili u dyshua për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas organit të akuzës, nuk ka prova që vërtetojnë se Gjuta dhe Baftjar Bruka, jane te implikuar ne ngjarjen në farmacinë pranë QSUT-së qe ndodhi ne shkurt te vitit te kaluar. Sipas hetimeve të policisë, u dyshua se Gjuta, në bashkëpunim edhe me nipin e tij, mund të ishin personat që vendosën tritolin, por që nuk u mbështet në këtë rast nga Prokuroria. Pas këtij urdhrit të pushimit të çështjes, Gjuta pritet të lirohet nga paraburgimi i Bradasheshit në Elbasan, ndërsa shpërthimi me tritol mbetet ende pa autor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë