E hënë, 2 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Prokuroria Lezhë kërkon burg për komisionerët e 2011

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 28 vite burgim për 16 komisionarët e dy qendrave te votimit te zgjedhjeve te 2011 ne komunën Dajç te Lezhës. Ata akuzohen për falsifikim dokumentesh, ndryshim rezultati të zgjedhjeve ne bashkëpunim dhe shpërdorim detyre. Prokurori ka kërkuar qe te dënohen nga 1 vit e 6 muaj deri ne dy vite për secilin prej tyre. Do te jete gjykata, e cila tashme do te japë vendimin përfundimtar për ta. Me herët janë dënuar edhe 8 komisioneve te tjerë të një qendre tjetër votimi. Denoncimi për manipulim te zgjedhjeve ishte bere nga ish-kandidati i majte Rrok Rroku, përballë tij ishte kandidati i se djathtës Gjergj Doçi, i cili mori mandatin.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë