E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Prokuroria kërkon rikthimin e burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin, shtyhet seancë në Gjykatën e Lartë

Është shtyrë seanca në Gjykatën e Lartë për rikthimin e dënimit me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin. Seanca e radhës për këtë çështje do të shqyrtohet në darën 11 qershor, ndërsa gjyqtar do të jetë Artur Kalaja.

Ky i fundit zëvendësoi Medi Bicin, pasi e kishte shqyrtuar një proces ndaj Dajtit në vitin 2003.

Reklamë

Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009 bë qytetin e Durrësit.

Gjykata Apelit të Krimeve të Rënda në 2019 e dënoi me 25 vite burg. Por prokuroria kërkon rikthimin e burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë