E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Prokuroria kërkon pajisjen përgjuese

Prokuroria kërkon administrimin e pajisjes, e cila është futur ne Shqipëri, per te përcaktuar shkencërisht se per çfarë qëllimi është përdorur. Burime pranë organit te akuzës thanë se pas marrjes në pyetje të të gjithë personelit dhe agjentëve, të cilët deklaruan se pajisja është përdorur vetëm për qëllime trajnimi, tashmë do të kërkohet administrimi i saj për vlerësime teknike. Pak ditë më parë, Prokuroria e Tiranës hodhi poshtë letrën e ish-kreut të policisë Italiane, pasi sipas saj, ajo nuk mund të konsiderohet si material procedurial. Burime pranë organit të akuzës thanë se kjo letër nuk ka firmë, vulë dhe datë, si dhe nuk ka të përcaktuar se me çfarë cilësie e ka shkruar Pansa, letrën e përcjellë nga Ambasadori Italian. Krahas kësaj, në letrën e dërguar nga ish-kreu i policisë italiane, nuk i jepet përgjigje informacionit të kërkuar nga Prokuroria. Në letrën drejtuar kryeprokurorit, konfirmohej se pajisja e mbërritur në policinë shqiptare, nuk është përdorur për përgjim por vetëm për qëllime trajnimi.
Sipas Panzës aseti stërvitor ka qenë i konfiguruar në mënyrë të tillë që mos të ketë mundësi të zhvillojë asnjë aktivitet gjurmues ndërkohë që gjatë gjithë kohës ka qenë nën mbikëqyrjen e autoriteteve Italiane.

Vazhdo të lexosh

Reklamë