Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkon konfiskimin e pasurive të dy vëllezërve Legisi, të arrestuar dhe nën hetim në Spanjë në 2018 për trafikimin me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

 

Ariel Legisi, u arrestua për Vepren Penale, “Trafikim i personave të rritur”, në bashkëpunim ndersa shtetasi Oltjon Legisi, është nën hetim nga autoritetet policore spanjolle për të njëjtën vepër penale.

 

Nga hetimet e kryera nga prokuroria Tiranë, rezulton se shtetasit Ariel Legisi dhe Oltjon Legisi,  janë përfshirë edhe në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve prej vitit 2018.

 

Pasuritë e tyre janë krijuar pas dhe gjatë periudhës së aktivitetit kriminal dhe vlera e tyre nuk i përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave, fitimeve apo veprimtarive të ligjshme, të deklaruara dhe as nuk justifikohen prej tyre.

 

Prokuroria vlerëson se dy vëllezërit dhe familja e tyre janë në pamundësi financiare të justifikojnë këtë pasuri dhe kërkon konfiskimin dhe kalimin në projnësi të shtetit të pasurive të mëposhtme:

 

  • Apartament, sipërfaqe 80.90 m2 në Tiranë; dhe
  • Makinë, Audi 6.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *