Subscribe

Ish-deputeti i Partisë Kristian Demokrate, Mark Frroku rrezikon 25 vite burg.

 

Ai u akuzua per katër vepra penale nga Prokuroria e Tiranës, ku më e rënda ishte ajo e vrasjes së Aleksandër Kurtit, e ndodhur në vitin 1999 në Belgjikë.

 

Pretenca prej 40 faqesh e lexuar në sallën e gjyqit nga prokurorët, Adriatik Cama dhe Anisa Qilimi, kërkonte edhe që ish-deputeti të mos ushtrojë për 10 vjet funksione publike.

 

Më konkretisht organi i akuzës kërkoi 17 vjet burg nën akuzën e vrasjes dhe 15 vjet burg për pastrim parash. 3 vite burg u kërkuan për fshehje pasurie dhe 4 vite për ndërtim të paligjshëm. Në përfundim të konkluzioneve përfundimtare, u kërkua një dënim total prej 25 vitesh.

 

Ndërkohë, mbrojtësit e të pandehurit Frroku nuk kanë dashur të komentojnë kërkesën e Prokurorisë.

 

Vendimi përfundimtar për Mark Frroku do të jepet javën e ardhshme nga Gjykata e Tiranës. Një ditë më parë, personi i akuzuar si bashkëpunëtor i ish-deputetit Mark Frroku, Kristian Morina u shpall i pafajshëm për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Bruksel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *